Bota

Vrasës me pagesë dhe pjesë e grupit të Ervis Martinajt, kush është personazhi i njohur me dy emra që u përfshi në rrëmbimin e 35-vjeçarit në Tiranë! Nga ekzekutimi i Emiljano Boçit, tek… Krimet ku është përfshirë

vrases me pagese dhe pjese e grupit te ervis martinajt kush eshte personazhi i njohur me dy emra qe u perfshi ne rrembimin e 35 vjecarit ne tirane nga ekzekutimi i emiljano bocit tek krime





































Vrasësi me pagesë Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka është shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe kërcënimin për dhënie pasurie të një 35-vjeçari në Tiranë, ngjarje për të cilën akuzohen se janë përfshirë edhe 6 persona të tjerë, mes tyre ish-presidenti i Klubit të Kamzës, Naim Qarri.

Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka ervis martinaj

Për ngjarjen e ndodhur në kryeqytet policia ka arrestuar 5 prej persona të përfshirë, ndërsa 36-vjeçari me dy emra, si edhe 49-vjeçari Fredi Keta janë shpallur në kërkim. Ndërkohë masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për dy shtetasit Aleksander Osmani dhe Artan Pirraci.

Ndërsa ish-presidenti i klubit të Kamzës, Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie”, njoftuan uniformat blu.

Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka

Por kush është Tori Xheçuka

36-vjeçari njihet si pjesë e grupit të Ervis Martinaj dhe dyshohet si vrasës me pagesë i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale.

Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC ku u lëshuan 50 urdhër arreste.

Komunikimet në aplikacionin Sky ECC zbuluan se ai kishte marrë përsipër rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të të fortit të Niklës, Durim Bami për llogari të bosit të lojërave të fatit, Ervis Maritnaj, i cili është i zhdukur prej gati 2 vitesh.

Vrasja e Emiljano Boçit

Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka është një emër i njohur për botën e krimit pasi rezulton i përfshirë në vrasjen e Emiljano Boçit, ku mbeti i plagosur edhe shoku i këtij të fundit, ndërsa e dashura e viktimës që ndodhej në mjet i shpëtoi plumbave.

Viktima Emiljano Boci
Viktima Emiljano Boci

Ngjarja ndodhi më 14 Janar të vitit 2018 në afërsi të Policisë Bashkiake dhe 36-vjeçari u arrestua si autor i dyshuar i krimit.

Hektor Xheçuka u akuzua për vrasjen me paramendim të Emiljano Boçit dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Melvi Dishës, mik i viktimës, që mbeti i plagosur në atentatin e 14 janarit 2018 në Tiranë.

“Atentati, ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi dhe u plagos shoku i tij Melvi Disha, pranë Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet të jetë realizuar nga një vrasës me pagesë”, thanë  burimet policore pas ngjarjes.

Emiljano Boçi, kishte vetëm 3 javë që ishte kthyer nga Gjermania ndërroi jetë në spital.

Ai dhe miku u tij Melvi Disha u qëlluan sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë, sipas Policisë nga Hektor Xheçuka.

Burime nga Policia thanë në atë kohë se në drejtim të makinës është qëlluar të paktën 5 herë me armë zjarri me silenciator. Në sediljen e parë të makinës ndodhej edhe e dashura e viktimës, por ajo i shpëtoi plumbave dhe lajmëroi policinë për atentatin.

Në nëntor 2028, policia vendosi në pranga të riun me dy emra si autor të dyshuar të ngjarjes, por u lirua nga qelia.

Gjithashtu Hektor Xheçuka ka qenë i dënuar më parë për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Për këtë vepër penale ai ka qenë i shpallur në kërkim për disa kohë nga Policia e Tiranës, derisa u arrestua më 25 shkurt të vitit 2015, në pikën kufitare Tre Urat në Përmet, me qëllim vuajtjen e dënimit.

Po ashtu, Hektor Xheçuka dyshohet se kishte tentuar të vriste një person, ngjarje që daton 6 korrikun e vitit 2020 në zonën e Matit.

Enrik Metra dëshmoi se 36-vjeçari e kishte qëlluar me armë në ambientet e jashtme të një restoranti ku po flisnin për një ngjarje të rëndë që i kishte ndodhur vëllait të Xheçukës.

Më pas u tha se Xheçuka u mor i pandehur nga Prokuroria e Matit për akuzën e “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Gjithashtu në 17 Janar 2022 ai është ndaluar në zonën e Xhamllikut, teksa ecte në rrugë i vetëm ndërkohë që ishte në arrest shtëpie.

Në momentin e arrestimit burime për gazeta “Panorama” thanë se ende nuk dihej arsyeja e thyerjes së asaj mase nga ana e Xheçukës, ndërkohë ai nuk bëri rezistencë ndaj punonjësve të Policisë në momentin që u ndalua.

Përveç Hektorit, probleme me drejtësinë ka edhe vëllai i tij, Elsoni, i cili është akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në shkurt 2021 në Fier.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts