Vrasja dhe zhdukja e trupit të 8-vjeçares në Turqi, dënohen me burgim të përjetshëm nëna, vëllai dhe daja i të miturës

vrasja dhe zhdukja e trupit te 8 vjecares ne turqi denohen me burgim te perjetshem nena vellai dhe daja i te mitures








































Tre anëtarë të një familjeje u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e një vajze tetë vjeçare, në provincën Diyarbakir të Turqisë, një rast që tronditi të gjithë vendin.

Narin-Güran-1

Narin Guran mungonte prej 19 ditësh në familjen e saj. Ngjarja tragjike ndodhi në shtator të këtij viti, ku trupi i saj u gjet në një thes të hedhur në shtratin e një përroi, rreth një kilometër nga fshati ku jetonte me familjen e saj.

Pas një seance të tensionuar, një gjykatë e Dijarbakırit dënoi me burgim të përjetshëm nënën, vëllain e madh dhe dajën e Narinit për vrasjen e “qëllimshme dhe të përbashkët”, sipas një gazetari të AFP-së, i cili ishte i pranishëm në seancë.

Gjykatësi dënoi një tjetër të dyshuar, Nevzat Bakhtiar, i cili kishte pranuar vrasjen, me 4 vjet e 6 muaj burg.

8-vjeçarja Narin, u pa për herë të fundit pasditen e 21 gushtit pranë shtëpisë së saj në qytetin juglindor të Diyarbakir. Një operacion kërkimi në shkallë të gjerë u nis nga autoritetet lokale dhe familja e saj, por përpjekjet për ta gjetur atë fillimisht rezultuan të pasuksesshme.

Pas 19 ditësh, trupi i saj u gjet në një përrua brenda një çante, me rrobat që kishte veshur kur u pa për herë të fundit para se të zhdukej, e mbuluar me gurë dhe degë, rreth një kilometër nga fshati i saj.

Gazeta “Sabah” raportuan se një person i arrestuar në kuadër të hetimeve, ka rrëfyer se kryeplaku i fshatit dhe daja i vajzës i kanë dorëzuar trupin e vogëlushes në një thes dhe ai e ka çuar në përrua. Xhaxhai i vajzës ishte personi i parë që u arrestua si i dyshuar për zhdukjen e Narinit dhe sipas mediave turke, ai kishte mosmarrëveshje me babanë dhe vëllanë e vajzës dhe i kishte kërcënuar në të kaluarën.

Pas zbulimit të trupit të 8-vjeçares Narine, policia ka vijuar arrestimin e 24 personave, mes të cilëve nëna, babai, dy vëllezërit e motrat, katër dajat dhe bashkëshortja e xhaxhait të arrestuar fillimisht.

Nga autopsia dhe nekropsia e viktimës, e cila ka zgjatur mbi 11 orë, u konstatu se ka thyerje në gju, në gjymtyrën e poshtme të majtë të vajzës.

Kur 8-vjeçarja u gjet e vdekur, vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan u zotua të “monitorojë procesin gjyqësor për të siguruar që ata që na morën Narinën të marrin dënimin më të ashpër që meritojnë”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →