Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Gjendet çanta dhe thika e autorit që i mori jetën Martin Canit

vrasja e 14 vjecarit ne tirane gjendet canta dhe thika e autorit qe i mori jeten martin canit








































Policia ka gjetur çantën dhe thikën që përdori autori i mitur i krimit makabër pranë shkollës “Fan Noli” në kreyqytet.

martin-cani5

Burime për panorama.al bëjnë me dije se çanta thika që përdori vrasësi i 14-vjeçarit fatkeq, Martin Cani, është gjetur sonte te rruga e ish-ATSH në Tiranë.

Martin Cani u vra më 18 nëntor, në mes të ditës më thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.

Kujtojmë se sot u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.

Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin.

Gjyqtarja dhe prokurori i çështjes mbërritën mëngjesin e sotëm në spitalin privat në kryeqytet, ku i mituri Mario Perlleshaj, i dyshuar si autor i krimit, po merr ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ka marrë gjatë konfliktit me bashkëmoshatarin e tij, më 18 nëntor.

I mituri akuzohet si i dyshuar për kryerjen veprës penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”.

Grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.

Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →