Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Itali/ Adoleshenti u godit 25 herë me thikë! Autorët, njëri është djali i një komandanti policie, tjetri i një avokati të njohur

vrasja e 17 vjecarit shqiptar ne itali adoleshenti u godit 25 here me thike autoret njeri eshte djali i nje komandanti policie tjetri i nje avokati te njohur

































Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Itali, Thomas Christopher Luciani, i cili ishte birësuar nga një familje në Abruzzo.

vrasja e shqiptarit ne itali ok

Sipas mediave italiane, dy djem janë arrestuar për vrasjen e të miturit 17-vjeçar, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në parkun Baden Powell në qendër të Peskarës.

Dy vrasësit e dyshuar e goditën shqiptarin 25 herë me një thikë. Autorët janë gjithashtu të mitur, gjimnazistë, njëri prej tyre djali i një komandanti policie të një stacioni në provincën e Pescara-s, tjetri djali i një avokati të njohur në qytet që po merren në pyetje në polici.

Menjëherë pas ngjarjeve, sipas asaj që ka dalë deri tani, ata kanë shkuar për të notuar në det, ku dyshohet se edhe kanë hedhur thikën.

NGJARJA

Vrasja me thikë duket se ka ndodhur pas një debati mes të rinjve, por arsyet nuk janë ende të qarta. Paraprakisht dyshohet për një borxh prej disa qindra eurosh që dy vrasësit e dyshuar i kishin viktimës për blerjen e drogës.

Mësohet se ka qenë një nga të rinjtë që ka qenë pjesë e grupit së bashku me dy të dyshuarit që ka ngritur alarmin për vrasjen e 17-vjeçarit Thomas Luciani, pak orë pas ngjarjes, pasi kanë kuptuar seriozitetin e ngjarjes.

Pas gjetjes së trupit të viktimës pas një shkurre, hetuesit sekuestruan kamerat e zonës dhe gjithashtu ato përballë lagjes ku dy vrasësit e dyshuar shkuan për t’u larë me pjesën tjetër të grupit pas krimit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →