Vrasja e Ardian Nikulajt, Britania pranon kërkesën e autoriteteve shqiptarë për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe tre personave të tjerë

vrasja e ardian nikulajt britania pranon kerkesen e autoriteteve shqiptare per ekstradimin e edmond haxhise dhe tre personave te tjere





































Një gjykatë në Britani ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptarë për të ekstraduar Edmond Haxhinë dhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, raporton News24.

ardian nikulaj edmond haxhia motor vrases

Gjykata e Westminster ka vendosur në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhinë, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa mësohet se britaniku Steven Hant nuk do të ekstradohet pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Haxhia dhe personat e tjerë britanikët kanë të drejtë ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë britanike.

Edmond Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë se ka qenë organizatori dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt.

Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën vëzhgim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn.

Ndërkohë portugezi Ruben Saraiva që dyshohet si ekzekutori i Nikulajat u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

VRASJA 

Biznesmeni Nikulaj u vra në ambientet e lokalit të tij me 19 maj 2023 në Shëngjin sapo u ul në një nga tavolinat në ambientin e brendshëm.

Vrasësi u koordinua nga shtetasit e tjerë  deri në momentin që kreu ekzekutimin .Pas ngjarjes të gjithë personat u larguan nga pikat kufitare.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →