Vrasja e biznesmenit Pjerin Xhuvani, tre ekspertë rikthehen sot në vendngjarje, ndërtojnë skenën e krimit

vrasja e biznesmenit pjerin xhuvani tre eksperte rikthehen sot ne vendngjarje ndertojne skenen e krimit
vrasja e biznesmenit pjerin xhuvani tre eksperte rikthehen sot ne vendngjarje ndertojne skenen e krimit

Tre ekspertë, dy prej të cilëve të pavarur, pritet të rindërtojnë për herë të dytë skenën e krimit të ndodhur në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021 në Elbasan, ku u vra biznesmeni Pjerin Xhuvani.

Mësohet se ekspertiza do të kryhet në orën 10:00, bazuar në një vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes. Për vrasjen e Xhuvanit akuzohet ish-oficeri i RENEA-s Arbër Paplekaj.

[embedded content]

Kujtojmë se ngjarja e bujshme në Elbasan ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste, i cili ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS në këtë qytet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →