Mbrëmë (19 gusht) vendi është tronditur nga një ngjarje në Shkodër, ku dy vëllezër kanë vrarë dy persona në rrethana të paqarta për policinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Velipojë, ndërkohë që dy të plagosurve u tentua t’u jepej ndihma e shpejtë, por për fatin e keq nuk mundën të mbijetojnë.
Viktimat janë Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Mësohet se dy vëllezërit, autorë të ngjarjes Eduard dhe Gezim Frroku pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar dy muaj më parë me viktimat.
Ata kanë qëlluar me 6 plumba kundrejt dy personave Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha.
POLICIA MBRËMË
Velipojë/Informacion paraprak: Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I., të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital. Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co