Vrasja e Eglantin Progas, dyshime se shkaku është gjobëvënia/ Si manipuloi policia ngjarjen

vrasja e eglantin progas dyshime se shkaku eshte gjobevenia si manipuloi policia ngjarjen
vrasja e eglantin progas dyshime se shkaku eshte gjobevenia si manipuloi policia ngjarjen

Eglantin Proga, 42 vjeç, babai i dy fëmijëve, u dhunua për vdekje pasditen e së shtunës, në qytetin e Pogradecit.

Kur kanë kaluar 3 ditë nga ngjarja e rëndë policia ende nuk ka nxjerrë motivin e krimit, ndërsa arrestoi Denis Meçen, 29-vjeçarin si autor të dyshuar të krimit, dhe 3 persona të tjerë për moskallëzim krimi.

Zyrtarisht policia reagoi për ngjarjen e rëndë një ditë pasi ajo ndodhi, ndërsa u dha si version paraprak se viktima, në gjendje të dehur, ishte rrëzuar dhe për pasojë humbi jetën.

Në fakt ajo që u zbulua më pas ishte një dhunë deri në vdekje që ishte ushtruar ndaj 42-vjeçarit, i cili për rreth 30 minuta u la i shtrirë në trotuar, pa ndihmë mjekësore, ndërsa humbi jetën në spital.

Viktima, babai i dy fëmijëve, sipas asaj që është raportuar është goditur nga Denis Meçe, dhe nga goditjet e marra, duket se ka goditur kokën gjatë rënies në trotuar, duke i shkaktuar plagë në pjesën e kokës.

Ekspertiza mjeko ligjore ka përcaktuar se në trupin e viktimës kishte shenja dhune, ndërsa familjarëve të 42-vjeçarit ende nuk i ëhstë dhënë një çertifikatë vdekjeje, e cila përmban edhe shkakun e humbjes së jetës së Eglantin Progës.

Përtej hetimit që ka nisur nga struktura lokale të policisë së Pogradecit lidhur me veprimet e saj, ka dyshime se shkak i dhunës ndaj 42-vkjeçarit të ketë qenë gjobëvënia. Sipas dyshimeve, 29-vjeçari i ka kërkuar xhiron ditore të lokalit që kishte në administrim babai i viktimës, 42-vjeçari nuk ka pranuar ta dorëzojë, dhe kjo ka sjellë dhunën ndaj tij.

Ky mbetet një nga versionet që po hetohet, ndërsa një tjetër version është ai se 29-vjeçari pasi i ka kërkuar një cigare viktimës, i cili ndodhej në lokal (autori jashtë dhe viktima brenda) e ka thirrur të dalë jashtë, ku edhe e ka goditur me grushte, pas një bisede që kanë pasur 1 ose 2 minutëshe.

Në kushtet kur Policia nuk ka nxjerrë asnjë version zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë, por është mjaftuar me një komunikatë paraprake ku e trajton ngjarjen si një dhunë të shkaktuar nga një debat i çastit, apo për “motive të dobëta”, nuk dihet se edhe për sa kohë ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec, në qendër të qytetit, në mes të ditës, do të mbulohet nga misteri.

Përveç hetimit të strukturës lokale të Policisë së Pogradecit nga strukturat qendrore të Policisë së Shtetit, një tjetër hetim ka nisur edhe nga Avokati i Popullit.

Shkaku i hetimit janë dyshimet se policia tentoi të fshehë ngjarjen, më pas manipulojë atë se çfarë ka ndodhur, ku ndoshta më e rënda mund të rezultojë një ndërhyrje në kamerat e sigurisë, ku pamjet e dhunës ndaj 42-vjeçarit mund të jenë fshirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →