Vrasja e Enver Ballës në Durrës, policia arreston edhe një 25-vjeçar. Ja roli që pati në krim…

vrasja e enver balles ne durres policia arreston edhe nje 25 vjecar ja roli qe pati ne krim
vrasja e enver balles ne durres policia arreston edhe nje 25 vjecar ja roli qe pati ne krim

Policia e Durrësit arrestoi edhe një 25-vjeçar lidhur me vrasjen e Enver Ballës, 62-vjeç, i cili u vra nga djali i tij Esmerald Balla. Trupi i pajetë i 62-vjeçarit u gjet i fshehur në një pus, ndërsa autori i krimit u arrestua nga policia.

Ndërkohë, në vijim të hetimeve, policia arrestoi mëngjesin e sotëm 25-vjeçarin, Edison Brahaj, si bashkëpunëtor në vrasje.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin Esmerald Ballën, dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

[embedded content]

Njoftimi zyrtar nga Policia

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 62-vjeçarit.

Vihet në pranga shtetasi që ndihmoi autorin e vrasjes së babait të tij, në fshatin Shënavlash, për të transportuar trupin e pajetë duke e hedhur në një pus.

Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →