Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm dënon me 7 vjet burgim Arbër Paplekaj për vrasjen e mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani me 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Ndërkohë dy ish-zëvendës drejtorët e policisë Elbasan dhe efektivët e tjerë janë cilësuar të pafajshëm.
Gjykata e Apelit ka arsyetuar në dhënien e vendimit se vrasja e Pjerin Xhuvanit nga ish-efektivi i RENEA-s është kryer në kushtet e gjendjes së rënduar psikike.
Kujtojmë që Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Paplekajn me 22 vite burg.
Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, përkrahës i PS, ndodhi më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD.
Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja e tij dhe u plagosën 4 persona të tjerë; Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.
Arbër Paplekaj ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.
NJOFTIM PER MEDIA
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon si më poshtë:
Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u zhvillua çështja penale që i përket:
- të pandehurit me iniciale P, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal,
- të pandehurve me iniciale A. N, N. P D. D, P. B, E. B, E. M, D. D, B.K, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuar nga nenet 248 dhe 305/b të Kodit Penal, si dhe ndaj
- të pandehurit me iniciale B, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b të Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 01.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Pepi dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe z. Fatri Islamaj, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 347, datë 12.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Elbasan.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit A. P për veprën penale “Vrasje e kryer ne kushtet e tronditjes se forte psikike”, të parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal, në dëm të viktimës nga vepra penale P. Xh dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurve A. N, N. P, D. D, P. B, E. B, E. M, D. D, B. K, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyres” dhe “Deklarata e rreme para oficerit të policise gjyqesore”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 dhe 305/b të Kodit Penal.
- Prishjen e vendimit nr. 347, datë 12.07.2023 të Gjykatës së Shkalles së Pare të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe pushimin e çështjes vetem për të pandehurin E. B, për shkak përjashtimi nga ndjekja penale në zbatim të ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.
Tiranë, më 01.07.2024
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co