Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, zbardhet dëshmia e Julian Meçes: S’e njoh Luftar Reçin! Çfarë më tha Plaurent Dervishaj kur u takuam në Dubai

vrasja e vajdin lames dhe klodian saliut zbardhet deshmia e julian meces se njoh luftar recin cfare me tha plaurent dervishaj kur u takuam ne dubai





































Julian Meçaj, i cili u ekstradua nga Dubai në muajin gusht, ka dëshmuar në gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhur në vitin 2005.

julian mecaj

Para togave të zeza, ai u pyet për të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçi, por theksoi se nuk e njihte.

Julian Meçaj deklaroi në gjyq se në kohën kur përmendet në dëshminë e Luftar Reçit ka qenë në burg. Gjithashtu zbardhi edhe detaje nga biseda në Dubai me Plaurent Dervishanj, i cili u ekstradua së bashku me të.

“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje. Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”, tha Julian Meçaj.

Julian Meçaj u ekstradua nga Dubai si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ai akusohet se i një nga autorët e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj më 01 nëntor 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Ndërsa Plarent Dervishajt akuzohet vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, krime të ndodhura në vitin 2005, si edhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019.

“Më datë 26.02.2005, në Durrës, shtetasi Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim  me I. T., L. B. dhe L. R. dyshohet se, kanë vrarë shtetasin Klodian Saliu, me armë zjarri.

Më datë 27.02.2005, Plaurent Dervishaj, në kuadër të grupit të organizuar kriminal, në bashkëpunim me subjekte të tjerë të hetuar, përkatësisht E. Sh., I. T., L. B., etj., dyshohet se kanë vrarë shtetasit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, me eksploziv”, njoftoi policia.

I ‘tmerrshmi i Dibrës’ tregon prapaskenat e vrasjes së biznesmenit Vajdin Lame

Luftar Reçi është personi i cilësuar si dëshmitar i mbrojtur nga drejtësia, pasi me dëshminë e tij ka bërë të mundur zbardhjen e dy vrasjeve të ndodhura në vitin 2005.

Në dëshminë e tij të siguruar nga gazeta “Panorama”, Reçi ka treguar takimin që ka bërë me Lul Berishën në kazinonë e tij, ku ky i fundit i ka ofruar një marrëveshje sipas së cilës i penduari duhej të vriste Klodjan Saliun, që në këmbim, Berisha t’i vriste hasmin.

Ky takim dyshohet të jetë bërë në fillim të muajit shkurt te Stacioni i Trenit në Tiranë, te kazinoja e Reçit. Luftar Reçi ka zbuluar para prokurorëve të SPAK se Lul Berisha i ka kërkuar atij në shkurt të vitit 2005 që t’i gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt, në ashensor në banesën e tij. I penduari ka rrëfyer se bombën ai e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain, i cili i ka thënë se bomba duhej për të shpërthyer një makinë. Në dëshminë e tij, Luftar Reçi mësohet të ketë rrëfyer edhe një telefonatë që ka marrë nga muaji shkurt i vitit 2005 nga Lulzim Berisha.

Ai ka thënë t’i gjejë nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli), ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga Reçi për hasmit e tij në Dibër, atentat i parealizuar nga ai për arsye se hasmi i mbante me vete fëmijët e tij dhe nuk e bëri shpërthimin, sepse nuk donte të vriste fëmijët.

Arsyeja pse këto dy vrasje janë bashkuar në një hetim të vetëm është fakti se Reçi ka deklaruar se bombën me të cilën është kryer vrasja e Vajdin Lamajt ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit. Pasi ka marrë vesh nga mediat se u vra Vajdin Lame me shpërthim, ka telefonuar Lul Berishën, i cili i ka thënë se ishte në Turqi dhe kjo ishte punë e Indritit.

DËSHMIA E PLOTË E LUFTAR REÇIT

“Në fillim të muajit shkurt të vitit 2005 kam takuar në Tiranë Lulzim Berishën. Takimi u realizua në vendin e quajtur pranë Stacionit të Trenit në Tiranë. Vend ku është kisha një kazino timen. Kazinoja ndodhej në një bodrum të një pallati të ndërtuar nga një ndërtues kosovar me emrin E. A. Ky pallat është pranë Stacionit të Trenit. Ishte ora 01:00 dhe erdhi Luli së bashku me Lentin dhe Indritin.

Gjatë takimit Luli me ofroi një marrëveshje, sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim të kësaj do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishin kundërshtar dhe kishin frikë se bashkë me grupin e tij mund t’i vriste. Gjithashtu ata donin ta vrisnin edhe për kontrabandën dhe trafiqet e drogës që bënin në Portin e Durrësit, pasi e shihnin si rival.

Sipas Plarent Dervishajt, një polic i portit i kishte thënë Lentit që një natë Klodi me dy persona të tjerë i kanë pritur te shtëpia e Lulit për t’ju vrarë. Sipas Lentit, polici ishte i pirë tapë në momentin që i kishte thënë këtë muhabet. Pasi ramë dakord që të shkëmbenim hasmit, unë pothuajse gjithë muajin shkurt të vitit 2005 nga mesi i ditës deri vonë në darkë shkoja dhe qëndroja në Durrës me qëllim që ta njihja si fytyrë kush ishte Klodian Saliu, si dhe të mësoja lëvizjet e tij.

Kur shkoja në Durrës, çdo ditë fillimisht takoja Lulin, Lentin dhe Indritin dhe më pas me qëllim që të studioja lëvizjet dhe vendet ku rrinte Klodi, ata më jepnin një djalë të ri, të moshës 19 vjeç, i cili e njihte Klodin si fytyrë.

Nëpër Durrës lëviznin me një makinë tip ‘Benz 250’, tip i vjetër me ngjyrë hiri, me targa nga Durrësi që në dijeninë time ishte në pronësi të Indrit Taullaut. Bashkë me këtë djalin lëviznim në të gjithë vendet ku mendohej se ishte Klodian Saliu. Mbaj mend për shembull se shkonim diku te Vollga pasi dyshonim se aty kishte një lokal Klodi. Në këtë vend nuk e kemi parë asnjëherë. E kërkonim diku pas bashkisë në një lokal në kat të dytë, ku na tha një natë Indriti në telefon se më duket se ishte atje. U futëm në lokal, u ulëm në një tavolinë dhe ai djali që ishte me mua pa se nuk ndodhej aty. Kemi kontrolluar në disa lagje të Durrësit ku dyshohej se rrinte Klodiani…

…Unë, Lenti dhe Indriti filluam që të bëjmë prova për mënyrën se si do të realizonim vrasjen e Klodian Saliut. Vendosëm që vrasja të realizohej gjatë kohës që Klodi të shkonte të takonte një person në Tiranë. Një javë rresht kemi pritur që të kalojë dhe ne vendoseshim te një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. Ndërsa personi që e thërrisnim ‘Çeçoja’, e linim te kryqëzimi i rrugës.

Detyra e Çeços ishte që të mbante në vëzhgim automjetin e Klodianit, nëse do të ikte nga Plepat apo do të futej në autostradë për në Tiranë. Luli sapo mori vesh se X person do të na jepte informacion për lëvizjet e Klodit dhe u sigurua që do të bëhej vrasja, iku në Turqi, me qëllim që të mos dyshohej. Një natë para se të vritej Klodi, unë kam fjetur në Durrës te shtëpia e J.. dhe morëm një makinë tip ‘BMW X5’ me ngjyrë të zezë, të cilës i ishte vendosur një targë italiane. Me vete kishim armë zjarri dhe më konkretisht unë kisha një pistoletë të markës ‘Bereta’ marinsash të vitit 2002 me 15 fishekë. Lenti kishte një automatik të tipit ‘Skorpions’ dhe dy karikatorë rezervë, kurse Indriti kishte një pistoletë me 15 fishekë e kromuar që ishte e Lulit dhe një pistoletë tjetër me mulli me 6 fishekë.

Në momentin që u errësua ne jemi parkuar tek i njëjti karburant siç e përshkrova pak më sipër. Kurse ‘Çeçoja’ te kryqëzimi. Gjithashtu Lenti dhe Indriti kishin me ngjyrë gri, kur Lenti dhe Indriti kishin siguruar informacionin nga X person, njeri pranë grupit të Klodit se ai lëvizte me një automjet tip ‘Mercedes 300’ me ngjyrë të vjetër, me targat e Durrësit. Nuk e mbaj mend orën e saktë, por pasi kishim rreth 40 deri në 50 minuta që prisnim, ‘Çeçoja’ telefonoi Indritin dhe i tha se Klodi ishte futur në autostradë dhe se në makinë ishin futur dy veta. Çeçoja, i tha Indritit se Klodi po drejtonte makinën.

Ne u bëmë menjëherë gati dhe ishim ulur në këtë mënyrë. Unë isha shofer, Indriti ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit, kurse Lenti ishte ulur në sediljen e pasme mbrapa Indritit, Pasi kaloi Benzi në fjalë, unë ndeza makinën dhe u nisëm në ndjekje të makinës ku ishte Klodi. E arritëm shpejt por nuk e parakalonim dot për shkak të makinave të tjera. Diku mes Vorës dhe Durrësit, i jemi afruar dhe jemi vendosur paralel me automjetin që drejtonte Klodi dhe nga dritarja e ‘BMW’- së kanë qëlluar më armë në drejtim të Klodit, Indriti me pistoletë dhe Lenti me ‘Skorpions’.

Dua të theksoj se që në momentin që u vumë në ndjekje të makinës së Klodit, kemi mbajtur xhamat e makinës të hapura. Kemi ecur paralel rreth 10 sekonda, kohë gjatë së cilës Lenti dhe Indriti gjuanin me armë në drejtim të makinës së Klodit. Më pas automjeti që drejtonte Klodi është shmangur nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Pasi makina e Klodit përfundoi në kanal, Indriti bërtiti me të madhe “…O Lal mbaje, mbaje…”. Hapa krahun dhe nga ‘BMW’-ja që drejtoja unë ka zbritur Indriti dhe i është afruar Benzit të Klodit dhe e ka goditur Klodin tri herë me pistoletë me mulli. Unë isha shumë afër dhe këtë moment e kam fiksuar shumë mirë. Indriti i ka thënë pasagjerit që nëse donte të shpëtonte, ta mbyllte gojën…

VRASJA E VAJDIN LAMES

“Kam pasur lidhje shoqërore me shtetasit Lulzim Berisha, Indrit Taullai dhe Plaurent Dervishaj. Lulzim Berishën e kam njohur në 1994-ën. Ndërsa shtetasit Plarent Dervishi dhe Indrit Taullai i kam njohur më vonë, sepse ishin njohje dhe miqësi e ngushtë e Lulzim Berishës. Kujtoj se ka qenë muaji shkurt i vitit 2005 besoj, nga mesi i muajit më ka telefonuar nga numri i tij celular Lulzim Berisha.

Luli më tha gjej nga ato të ‘nëntat’ që ishin kallëpe tritoli, ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vetë fëmijët dhe unë nuk lejova shpërthimin, sepse nuk doja të vrisja fëmijë. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarjeje, sepse i kisha treguar vetë. Më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im i vrarë në vitin 2002 dhe J. për ngjarjen e Dibrës.

Pas kërkesës së bërë nga Luli unë mora në telefon A., i cili tregonte mina. I shkova në shtëpi dhe i thashë se më duhej një minë me telekomandë dhe ai më tha prit se do ta gjej. U fut brenda në shtëpi dhe doli pas 45 minutash dhe më dha minën. Pasi mora minën, telefonova Lulin dhe i thashë hajde merre. Më tha do të marr pas pesë minutash dhe më tha do të vijë një mik yni ta marrë. Pastaj erdhi një automjet “Mitsubishi Pajero” policie me sirenë sipër dhe me katër porta. Pasi më mori A., ikëm në Durrës te piceria e Lulit në Durrës.

Me vete kisha edhe minën me telekomandë që kisha marrë. Për këtë minë kam paguar 1600 euro. Kur shkova te piceria e Lulit kam gjetur Lulin, Lentin dhe një person tjetër që qëndronte si roje te dera. Në piceri u ulëm te një nga tavolinat dhe diskutuam për montimin e minës dhe gjetjen e një eksplozivi. Telefonova J. dhe i kërkova të vinte në Durrës. Rreth orës 10 të darkës kanë ardhur te piceria në Durrës J. dhe pas tij A. Z. me lëndën plasëse në një qese ku ishin 6 ose 8 tubete me dinamit, brumë me ngjyrë të kuqërremtë.

Pas pak kohe Luli, Lenti, Indriti, J. dhe unë shkuam te shtëpia e motrës së Lulit që quhej J. Ishte një shtëpi trekatëshe me shkallë nga jashtë. Në oborrin e saj ishte parkuar një makinë ‘BMW X5’ me ngjyrë të zezë. Në kat të parë ishte një garazh ku u futëm për të përgatitur lëndën plasëse.

J. kërkoi dy celularë të rinj dhe dy karta telefoni. Indriti tha se këtë tritol do ta përdorim për ta vendosur në një makinë e cila do të vendoset afër një tjetre për të shpërthyer. Indriti i tha J. se detyra e tij është vetëm të montojë minën. Dolëm jashtë oborrit të shtëpisë, në rrugë ishte duke u parkuar një makinë ‘Pezho’ ose ‘Reno’, ku pranë saj u afrua Indriti dhe takoi personin në timon. Shoferi hapi derën dhe u ndez drita e brendshme e mjetit.

Unë pashë se në timon ishte Emiljano Shullazi bashkë me një vajzë. Indrit i dha minën me telekomandë Shullazit. Kur u bë montimi i bombës në garazh u përgatit edhe një bombë tjetër me celular ‘Nokia’ të vjetër me ngjyrë gri me kapsollë elektrike, të cilën e mori Luli me vete. Kur unë shkoja në Durrës për të mësuar lëvizjet e Klodian Saliut, u hap biseda e minës së përgatitur. Indriti tha se Viktor Ymeri ka gjetur njeriun e duhur për t’ia vendosur minën personit mu pas qafe. Brenda muajit shkurt të vitit 2005 është vrarë Vajdin Lame.

Unë e kam marrë vesh në media dhe mora në telefon Lulin dhe i thashë si u bë kjo punë kështu. Ai më tha jam në Turqi dhe për këtë punë ke Indritin. Në bisedë tavoline është thënë nga Indriti me mburrjen se pordhën e madhe e bëjmë copë-copë. Ai ka thënë se informacionet për mbikëqyrjen e Vajdinit e bënte… kohët e fundit që ishte futur nga Viktor Ymeri.

Në tavolinë është biseduar se X informonte Shullazin si në kohën që është vendosur mina në ashensor dhe për kohën kur duhej shpërthyer mina nga Emiljano Shullazi. Viktor Ymeri më ka thënë në Burgun e Peqinit se Emiljano Shullazi me shokë dinë vetëm të hapen, por nuk dinë të gjejnë asgjë dhe se njeriun për vrasjen e Vajdinit ia gjeta unë”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →