Shqiperia

Vrasja makabër e shqiptares në SHBA nga ish-partneri, gazetari: Renato Muhaj me probleme të shëndetit mendor

vrasja makaber e shqiptares ne shba nga ish partneri gazetari renato muhaj me probleme te shendetit mendor
vrasja makaber e shqiptares ne shba nga ish partneri gazetari renato muhaj me probleme te shendetit mendor

Gazetari Julian Kasapi, i ftuar në studion e “Open” në Neës24 ka folur në lidhje me ngjarjen makabër që ndodhi në SHBA, ku viktimë mbeti një 34-vjeçare shqiptare e cila u vra nga ish-partneri i saj.

Kasapi u shpreh se beson se autori Renato Muhaj ka pasur probleme të shëndetit mendor, ndërsa shkaku nuk është zbuluar ende as nga autoritetet në SHBA.

Ai shtoi se Muhaj para se të vriste ish-partneren në sy të të bijës së mitur ka dhunuar edhe prindërit e tij.

“Besoj se Muhaj ka pasur probleme të shëndetit mendor, pasi shkaku nuk është zbuluar as në SHBA. Me viktimën nuk kishte pasur lidhje martesore zyrtarisht. Ai ka dhunuar edhe prindërit e tij. Ngjarje të tilla në Amerikë zbardhen edhe më shpejtë duke e krahasuar me vendin tonë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts