Sot në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, në mesdite u mbajt seanca paraprake për rastin e vrasjes së 19-vjeçarit Grei Bihuci nga Flori Muka në bashkëpunim me kushëririn e tij Klajdi Muka dy kushërinj të parë.
Prokurori i çështjes Petrit Vukaj paraqiti akuzën “vrasje me paramendim ne bashkëpunim”, ndërsa avokati Erlis Nakollari kërkoi ricilësim të veprës sipas nenit 79.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm të akuzuarit dhe avokati i tyre Ervis Goxhaj i cili kërkoi lehtësim të dënimit.
Familjarët e viktimës dhe të të akuzuarve kërkuan marrjen në hetim edhe të personave të paidentifikuar ende nga hetimi, persona në konflikt dhe te pranishëm me veprime te dhunshme ndaj të akuzuarve.
Kujtojmë se konflikti mes adoleshenteve nisi me herët për një thike të blerë online, në rrethin e tyre të njohur, dhe paraditen e 11 marsit 2024, 8 muaj me parë , konflikti mes grupit të të rinjve i mori jetën Grei Bihucit , 19-vjeçarit nxënës shkolle dhe kamarier në një lokal në qendër të qytetit.
Ngjarja e rende nisi si një sqarim me konflikt nen urën ne bulevardin e qytetit në një sherr mes adoleshentesh ku viktima hyri për t’i ndarë
Gjyqtari i seancës së sotme Genci Busho, në këtë seancë paraprake kërkoi zgjerim te hetimeve dhe e shtyu seancën për në datën 27 nëntor.