Vrasja në Sarandë/ U godit me shishe në kokë nga shoku dhe ndërroi jetë, dalin pamjet nga vendgjarja

vrasja ne sarande u godit me shishe ne koke nga shoku dhe nderroi jete dalin pamjet nga vendgjarja
vrasja ne sarande u godit me shishe ne koke nga shoku dhe nderroi jete dalin pamjet nga vendgjarja

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Sarandën, ku pas një konflikti, një 42-vjeçar ka goditur me shishe në kokë shokun e tij, i cili ka ndërruar jetë.

BalkanWeb ka siguruar pamjet nga vendngjarja.

[embedded content]

Sarandë / Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co