Vrasje në tentativë në Vushtrri/ Sherr për pronën mes 3 personave, një i plagosur

vrasje ne tentative ne vushtrri sherr per pronen mes 3 personave nje i plagosur
vrasje ne tentative ne vushtrri sherr per pronen mes 3 personave nje i plagosur

VUSHTRRI – Policia e Kosovës raporton se një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë. Për shkak të sherrit për një pronë, tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit në këtë sherr, një person është plagosur.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së martë, në orën 11:30 minuta. “Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë”, thuhet në raportin e policisë.

Dy të dyshuarit për këtë rast janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë, njëri është dërguar në paraburgim, ndërsa tjetri po hetohet në gjendje të lirë./Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →