Prokuroria italiane në një deklaratë për mediat tha se mbytjen e jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë po e heton si një “vrasje nga pakujdesia”.
Kryeprokurori i Termini Imerese, Ambrogio Cartesio ka konfirmuar emrat e viktimave që u nxorën të pajetë.
Trupi i parë ishte i shefit të jahtit, Recaldo Thomas. Katër viktimat e nxjerra më 21 gusht ishin Jonathan Ëilliam Bloomer dhe gruaja e tij, dhe Christopher Morvillo e gruaja e tij. Të gjithë u gjetën brenda anijes nga ekipet zhytëse. Trupi i Mike Lynch u nxor më 22 gusht dhe ai i vajzës së tij, Hannah, më 23 gusht.
Ai ka sqaruar se prokuroria është duke hetuar aktualisht mbi një “hipotezë krimi” për vrasje nga pakujdesia.
Sipas prokurorit hetimi është në fazë të hershme dhe nuk përjashton asgjë në këtë pikë.
Jahti kishte mbërritur në brigjet e Siçilisë të dielën, duke qëndruar në spirancë 500 metra nga porti i Porticello gjatë natës. Jahti u fundos rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale të së hënës gjatë një stuhie.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co