Vrasje, përdhunime, torturë dhe spastrim etnik, Kosova akuzon 2 serbë për krime lufte

vrasje perdhunime torture dhe spastrim etnik kosova akuzon 2 serbe per krime lufte
vrasje perdhunime torture dhe spastrim etnik kosova akuzon 2 serbe per krime lufte

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të hënën aktakuzë kundër dy pjesëtarëve të komunitetit serb nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se të dyshuarit, që u identifikuan me inicialet M.P dhe Zh.Z akuzohen për vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile të përkatësisë kombëtare shqiptare në komunën e Istogut në Kosovën perëndimore.

“Hetimet kanë zbuluar se gjatë periudhës kohore që ka të bëjnë me aktakuzë, pati dy raste të përdhunimeve të viktimave të përkatësisë kombëtare shqiptare. Gjithashtu, gjatë hetimeve u vërtetua se gjatë periudhës së luftës, në komunën e Istogut, rreth 5 mijë shtëpi janë djegur, rreth 250 persona janë vrarë prej tyre 19 viktima fëmijë dhe janë shkaktuar shumë dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Të akuzuarit ndodhen në paraburgim që nga gushti i vitit të kaluar.

Mbi 10 mijë veta u vranë dhe mbi 5 mijë llogariteshin të zhdukur në fund të luftës në Kosovë e cila mori fund me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe.

Nëntë vjet pas luftës Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore euro-perëndimore, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi i mbështetur nga Moska.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →