Vrasje, trafik droge e prostitucion/ Shqiptarët mbajnë vendin e parë në burgjet e Zvicrës

vrasje trafik droge e prostitucion shqiptaret mbajne vendin e pare ne burgjet e zvicres

Zvicra aktualisht ka 89 burgje me 7 196 vende akomodimi për të dënuarit. Burgu më i vogël ka 5 të burgosur kurse më i madhi ka 399 të burgosur.

Sipas EDI seksioni i krimit dhe ligjit penal, nga 7 196 vende sa ka në 89 burgjet zvicerane, 86% janë të mbushura apo 6 445 të burgosur vuajnë dënimin aktualisht. Në qelitë e Zvicrës, vendin e parë për nga të dënuarit e mbajnë shqiptarët nga Shqipëria, nëse i referohemi numrit të të huajve të dënuar, të cilët në qelitë e burgut mbajnë edhe flamurin kuqezi, shkruan gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27.ch.

Janë 3196 qytetarë shqiptarë të Shqipërisë në Zvicër rezultojnë të regjistruar. Nga këta, vuajnë dënimin në burgje 285 prej tyre.

Shqiptarët vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale nga vrasjet deri tek ato për krime të tjera si trafik droge, prostitucion, vjedhje, kontrabandë e vepra tjera penale, njofton LeCanton27.ch duke iu referuar burimeve nga Departamentit të Drejtësisë dhe Policisë dhe Departamenti Federal i Punëve të Brendshme (EDI) në Bernë.

Burg Zvicer2
Burg Zvicer2

Kjo është situata në 89 burgjet e Zvicrës:

– Shqipëria me 3196 qytetarë në Zvicër, në burgje ka 285 prej tyre.

– Serbia me 58.970 qytetarë në Zvicër, në burgje ka 76 persona.

– Kosova me 300.000 qytetarë në Zvicër ka vetëm 58 qytetarë të saj në burgje.

Këta të dënuar vuajnë dënimin me burg nga 3 deri ne 20 vite. Por, në Zvicër ka të burgosur edhe me dënime të përjetshme. Për shembull në vitin e kaluar në burgjet zvicerane janë 30 persona që kanë marrë burg të përjetshëm (27 meshkuj dhe tri femra).

Prej tyre gjysma janë vendor dhe të tjerët të huaj. Departamenti Federal i Punëve të Brendshme (EDI) bën të ditur se në Zvicër nga 6,445 persona të ndaluar gjithsej, prej tyre, 4578 ishin me shtetësi të huaj (71,0%).

Nga viti 2019 deri sot rreth 7000 të dënuar që nuk kanë pasaportë zvicerane janë urdhëruar të largohen nga vendi. Gjykatat do të depërtojnë 60% të kriminelëve të huaj jashtë vendit, në vendin e tyre të origjinës ku qindra kriminelë do të dërgohen edhe në drejtim të Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës.

Në proporcion me numrin e qytetarëve kosovarë dhe serbë në Zvicër, normalisht duhet te ishin 150.000 serbë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →