Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar të dështuar sistemin gjyqësor dhe prokurorial, pas dy rasteve të vrasjes së grave nga bashkëshortët e tyre, javën e fundit.
Ai tha se krimet kundër grave përveç dështimit të sistemit, tregojnë pasojat e ndëshkimeve të ulëta.
“Ajo që ndodhi te premten dhe të martën, këto krime kundër grave tregojnë pasojat e ndëshkimeve të ulëta, jo rrallë herë mosndëshkueshmërisë. Tregojnë dështimin e sistemit gjyqësor e prokurorial për vendosjen e drejtësisë në shtetin tonë. Dënimet e mangëta janë shkelje mbi të drejtat e viktimave.
Këto të mbuluar me mungesën e llogaridhënies dhe transparencës në detyrë të sistemit të drejtësisë nuk falen nga qytetarët tanë. Si zë i tyre kemi përgjegjësinë të ndërmarrim masa për të vendosur llogaridhënien aty ku është e domosdoshme e për të kërkuar drejtësinë me çdo kusht aty ku ajo mungon”, tha Kurti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co