Vrau 28-vjeçaren pasi qeshi gjatë seksit, 10 vjet burg për autorin 17-vjeçar/ Detajet

vrau 28 vjecaren pasi qeshi gjate seksit 10 vjet burg per autorin 17 vjecar detajet

Një 17-vjeçar tunizian vrau Biankën, 28 vjeçe, sepse ajo qeshte gjatë seksit. Mohamed Ali S. doli para Gjykatës Rajonale të Frankfurtit, ndërsa gjykimi i tij nisi në maj.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak se vrasësi ishte i mitur në momentin e krimit.

Të mërkurën, gjykatësi Christian Annen lexoi vendimin: nëntë vjet e tetë muaj burg për vrasje.

Prokurorja Constanze Jung tha se ne të gjithë ishim dëshmitarë të këtij akti brutal sepse autori ka bërë disa video të shkurtra dhe videot janë shfaqur në sallën e gjyqit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Bianca dhe vrasësi i saj u takuan në një bar në mbrëmje dhe thuhet se kishin konsumuar alkool dhe kokainë. Më pas ata shkuan në banesën e saj.

Mohamed Ali S. me sa duket nuk ka pasur ereksion gjatë takimit në banesë. Bianca C. thuhet se ka qeshur me të dhe i ka thënë: “ti dëshiron, por nuk mundesh, ky ishte dënimi i saj me vdekje”.

Tuniziani 1.90 metra i gjatë e mbyti. Në orën 6:40 të mëngjesit ai kapi celularin e tij me dorën e djathtë dhe filmoi veten duke goditur fytyrën e Biankës 26 herë me grushtin e majtë. Ai bërtiti disa herë “kurvë e vogël”. Më pas e mbyti me rrip.

Tuniziani ka precedentë penalë për abuzim seksual, ndër të tjera, dhe u arrestua pak kohë më vonë pasi ia rrëfeu krimin kujdestarit të tij përmes telefonit. Sipas informacioneve të BILD, ai dhe familja e tij kanë vetëm disa vite që jetojnë në Gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →