Denis Meçe, që akuzohet për vrasjen e Egli Progës në Pogradec ka kërkuar nga gjykata përmes avokatit të tij që të lihet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” ose të lihet i lirë me një garanci pasurore.
Në dokumentin e siguruar nga Balkanweb, avokati mbrojtës i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë arrest shtëpie ose garanci pasurore me vlerën e 1 milion lekë të reja, sipas tij, një vlerë e konsiderueshme që i garanton gjykatës, se nëse Meçe i fshihet drejtësisë, dëmi ekonomik do të jetë i madh.
Por, gjykata ka refuzuar garancinë pasurore dhe ka vendosur për Meçen masën e sigurisë “arrest me burg”. Për këtë rast, ka pasur edhe përplasje mes Policisë e Prokurorisë për dokumentimin e saktë të asaj që ka ndodhur.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co