Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas/ Gjykata vendos burg pa afat për Xhuliano Mihon

vrau bashkejetuesin e ish gruas gjykata vendos burg pa afat per xhuliano mihon
vrau bashkejetuesin e ish gruas gjykata vendos burg pa afat per xhuliano mihon

Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, 39-vjecari Xhuliano Miaj.

Autori i vrasjes së 24-vjecarit Xhimi Bakaj ka dalë pasditen e kësaj të diele para trupit gjykues me gjyqtar Vladimir Cjapin dhe avokat Niko Bega për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata vendosi “burg pa afat” për Miajn.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në rrugën “ Ramiz Aranitasi”, ku pas nje konflikti për motive të dobëta, Miaj ka qëlluar tre herë me thikë 24-vjeçarin, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas burimeve policore, shkak i kësaj përplasjeje fizike ka qenë divorci ndërmjet autorit dhe ish- bashkëshortes, me të cilën ka dy fëmijë.  Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 24-vjeçarin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co