14-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, do t’i komunikohet masa e sigurisë në spitalin ku ai po merr ndihmë mjekësore.
Gazetari Igli Çelmeta, raporton se Prokurori i çështjes ka vendosur që masa Mario Perlleshajt do i komunikohet në spital, pasi i mituri ka lënduar dorën gjatë konfliktit dhe në duhet të marrë ndihmë mjekësore.
“Prokurori i çështjes ka vendosur që masa e sigurisë autorit të dyshuar do i komunikohet në spital. Ai ndodhet në një spital privat prej katër ditësh, që nga ngjarja e rëndë, pasi ka lënduar dorën gjatë konfliktit. Në pamundësi, pasi duhet të marrë ndihmë mjekësor në spital, është vendosur që masa e sigurisë t’i komunikohet në spital”, raporton gazetari Igli Çelmeta.
Rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij.
14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.