Vrau dhëndrin me 7 plumba, burrit në Kosovë i shtohen dhe 3 akuza

vrau dhendrin me 7 plumba burrit ne kosove i shtohen dhe 3 akuza
vrau dhendrin me 7 plumba burrit ne kosove i shtohen dhe 3 akuza

Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 mars 2024, ka ngritur aktakuzën ndaj të akuzuarit Tush Frroku, për vrasjen e rëndë në Klinë ndaj mikut e njëkohësisht dhëndrit të tij viktimës, A.P. Ai po ngarkohen edhe për tri vepra tjera përfshirë “armëmbajtje pa leje”, “shtrëngim” dhe “marrje në posedim të pasurisë së luajtshme”.

Seanca fillestare në këtë rast pritet të mbahet në fund të muajit mars të këtij viti pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Sipas aktakuzës, Tush Frroku, po akuzohet se më 7 gusht 2023, privon nga jeta A.P., si dhe vë në rrezik jetën e personave të tjerë dhe atë të dëmtuarit F.Rr.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Tush Frroku ngarkohet se ka shtënë shtatë herë me revole në drejtim të A.P.,, duke e lënë në vend të vdekur.

Me këtë thuhet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 të KPRK-së.

Pos për vrasje të rëndë, Frroku ngarkohet edhe për armëmbajtje pa leje pasi i janë gjetur një revole me dhjetë fishekë, një brez të pajisjeve të armës me pranga, këllëf të pistoletës, një shufër metalike, trembëdhjetë fishek të gjallë, dy fishek të pushkës së gjuetisë, pajisje për pastrim të armës, dhe një thikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, pas kryerjes së veprës penale, i akuzuari Frroku në ditën kritike, del në sheshin “Nëna Terezë”, e ndalon veturën Golf VI, të cilën e voziste i dëmtuari A.T., ku edhe i drejton pistoletën “Sig Sauer”, dhe nën kërcënimin e armës duke ia drejtuar e detyron që ta voziste veturën në drejtim të fshatit Zllakuqan. Gjithnjë sipas aktakuzës, i dëmtuari kishte frenuar veturën dhe ishte larguar ku më pas i akuzuari kishte marrë veturën dhe ishte arratisur. Me këtë thuhet se ka kryer veprën penale “Shtrëngimi”, nga neni 192 par.2 nën par.2.1 dhe 2.3 lidhur me par.1 të KPRK-së.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →