Aminan Rahman përballet me burgim të përjetshëm në Londër pasi mbyti për vdekje bashkëshorten Suma Begum dhe më pas hodhi trupin e saj në lumë, në krimin e tmerrshëm që besohet se është dëshmuar nga fëmijët e çiftit.
Aminan Rahman është shpallur fajtor tashmë për vrasjen e Suma Begum në shtëpinë e tyre në Lindje të Londrës më 29 prill të vitit të shkuar, teksa ajo ishte një një video-komunikim direkt me atë që konsiderohet si “i dashuri” i rrjeteve sociale, shkruan rrjeti Daily Mail.
Për të mbuluar gjurmët e krimit Rahman kishte futur trupin e 24-vjeçares në një valixhe dhe hedhur në lumin Lea, degë e lumit Tamiz. Valixhja me trupin e Suma ishte gjetur dhjetë ditë më vonë nga punonjës pastrimi në brigjet e lumit.
Rahman u shpall dje fajtor në gjyqin me detaje të vrazhda nga vrasja, e cila ishte regjistruar pjesërisht nga i dashuri i saj online Shahin Miah, 24 vjeç, i cili kishte dorëzuar imazhet policisë. Miah ishte prezent në gjykatë ku tha se Rahman kishte kërcënuar të vriste Begum dhe gruaja kishte tentuar të largohej.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co