Vrau kunatën me sëpatë, Tefik Tashi dënohet me burgim të përjetshëm

vrau kunaten me sepate tefik tashi denohet me burgim te perjetshem
vrau kunaten me sepate tefik tashi denohet me burgim te perjetshem

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.532 i vitit 2023 më të dhëna që bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, me të pandehur Tefik Tashi me viktimë shtetasen Alma Qevani.

Ka rezultuar se më date 17.05.2023, rreth ores 13.00 ne  Fshatin Kusarth, Elbasan, i pandehuri Tefik Tashi ka vrarë me sëpatë shtetasen Alma Qevani, të cilën e kishte motrën e bashkëshortes së tij.

Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin efajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik Tashi me burgim të përjetshëm.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →