Shqiperia

Vrau me thikë Hoxhallarin, gjykata vendos “Arrest me burg” për Darmen Kelin

vrau me thike hoxhallarin gjykata vendos arrest me burg per darmen kelin
vrau me thike hoxhallarin gjykata vendos arrest me burg per darmen kelin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Darmen Kelin, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Amarlido Hoxhallarit.

Lajmi konfirmohet për Balkanweb, gazetari Igli Çelmeta.

Para grupit hetimor, Keli ka rrëfyer se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës, ai që ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

[embedded content]

“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.

Hoxhallari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një shokun e tij që drejtonte motorin. Por pak metra më pas ka rënë nga motori për shkak të plagëve. Policia ka arrestuar dhe shokun e tij drejtuesin e motorit për ‘Drejtim mjeti në gjendje të dehur’ pasi nga testi alkoolit ka rezultuat i pirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts