Edmond Lajçi, është shtetasi i cili vrau bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukelli ditën e sot me (16 prill) në mes të qytetit të Pejës në Kosovë.
Mësohet se autori, telefonoi vetë policinë pasi kreu krimin duke u shprehur, “E vrava gruan”.
Sipas informacioneve, çifti ka pasur probleme edhe më parë, ndër Lajçi është dënuar në vitin 2021 me 400 euro gjobë për dhunë në familje.
Rasti i rëndë i vrasjes që tronditi sot Pejën, ka ndodhur në orën 08:15 të mëngjesit në banesën e çiftit në mes të qytetit të Pejës.
“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka njoftuar policia.
Pas ngjarjes, autori është arrestuar, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar armën e krimit.
The post “Vrava gruan!”- Qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe telefonoi policinë, del fotoja e autorit të krimit në Pejë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.