Tre palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmin e ushtrisë izraelite në fshatin Zebabide në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Burimet lokale thanë se në fshatin Zebabide ka pasur një përleshje mes palestinezëve në një automjet dhe forcave izraelite që bastisën zonën.
Mësohet se në përleshjen dhe sulmin me dron të ushtrisë izraelite kanë humbur jetën 3 palestinezë dhe automjeti me të cilin ndodheshin është djegur.
Ushtria izraelite konfirmoi sulmet dhe pretendoi se një nga palestinezët që humbi jetën ishte Visam Hazim, kreu i krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Kassam në Jenin.
Më 28 gusht, Izraeli njoftoi se në kampet e refugjatëve në qytetet Jenin, Tulkarm dhe Tubas në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar kishte nisur sulmin quajtur “Kampet verore” më intensiv dhe gjithëpërfshirës që nga viti 2002, kur u zhvillua “Intifada e Dytë”.
Sulmet në Jenin nga ushtarët izraelitë, të cilët u tërhoqën nga kampi i refugjatëve “Nur Shams” në Tulkarm pas kampit të refugjatëve Al-Faria në qytetin Tubas, vazhdojnë në ditën e tretë.
Të paktën 17 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga sulmet që shkaktuan dëme të rënda në infrastrukturën e rajonit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co