Vriten disa ushtarë nga një sulm vetëvrasës në një postë ushtarake në Pakistan

vriten disa ushtare nga nje sulm vetevrases ne nje poste ushtarake ne pakistan
vriten disa ushtare nga nje sulm vetevrases ne nje poste ushtarake ne pakistan

Shtatë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur të shtunën nga një sulm militant në një post ushtarak në Pakistan, njoftoi ushtria pakistaneze.

“Terroristët e përplasën një veturë të mbushur me eksplozivë në një post, pastaj kryen sulme të shumta vetëvrasëse me bombë, duke shkaktuar shembjen e një pjesë të ndërtesës”, tha ushtria pakistaneze.

Banorët në provincën veriore të Pakistanit, Uaziristan, në afërsi të kufirit me Afganistanin, thanë se një shpërthim i fuqishëm i dridhi dyert dhe i dëmtoi dritaret e shtëpive të tyre mëngjesin e së shtunës.

Ushtria tha se pesë ushtarë vdiqën nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerët nga të shtënat që pasuan. Të gjitha gjashtë sulmuesit u vranë gjithashtu, shtoi ajo.

Ushtria nuk tregoi se cili grup militant e kreu këtë sulm. Megjithatë, përgjegjësinë e mori grupi i porsakrijuar militant, Jaish-e Fursan-e Muhammad.

Liderët e Pakistanit, presidenti Asif Ali Zardari dhe kryeministri Shehbaz Sharif, e dënuan sulmin dhe i nderuan ushtarët e vrarë në të.

Uaziristani Verior ka qenë për kohë të gjatë vatër e operacioneve militante në të dyja anët e kufirit. Zyrtarët pakistanezë thonë se sulmet janë rritur në muajt e fundit, përgjegjësinë për shumicën e të cilave e ka marrë grupi taliban i Pakistanit, TTP.

Pasi talibanët e Afganistanit e morën pushtetin pas largimit nga ky vend të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, shumë pjesëtarë të TTP-së kanë gjetur strehë në Afganistan, duke e përdorur atë për të kryer sulme të shpeshta ndaj trupave dhe civilëve pakistanezë.

Kjo i ka dëmtuar marrëdhëniet mes Islamabadit dhe qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Kabul, e cila e mohon se Afganistani po përdoret nga militantët./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →