Një sulm ajror izraelit në një automjet në Bregun Perëndimor të pushtuar rezultoi me vdekjen e një komandanti të Hamasit sot, të shtunë, 3 gusht, sipas mediave të organizatës islame, ndërsa agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se katër persona të tjerë u vranë.
Identitetet e të tjerëve nuk janë sqaruar ende, sipas WAFA.
Ushtria izraelite njoftoi se kreu një sulm ajror kundër një bërthame militantësh rreth qytetit Tulkarem të Bregut Perëndimor.
Mediat e Hamasit raportuan se një automjet që transportonte militantë u godit dhe një nga komandantët e brigadës së saj u vra në Tulkarem.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co