Vritet me thikë një 15-vjeçar në Shkodër, në kërkim autori. Pamjet nga vendi i ngjarjes

vritet me thike nje 15 vjecar ne shkoder ne kerkim autori pamjet nga vendi i ngjarjes
vritet me thike nje 15 vjecar ne shkoder ne kerkim autori pamjet nga vendi i ngjarjes





































Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë (14 tetor) në qytetin e Shkodrës, ku një 15-vjeçar është qëlluar me thikë dhe për pasojë ka ndërruar jetën në spital.

Mësohet se viktima është identifikuar si E. Gjoni, ndërsa policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →