Vritet në rezidencën e tij në Iran lideri i Hamasit, grupi fajëson Izraelin! Ende asnjë përgjegjësi për sulmin

vritet ne rezidencen e tij ne iran lideri i hamasit grupi fajeson izraelin ende asnje pergjegjesi per sulmin




































Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj Ismail Haniyeh u vra në rezidencën e tij në Teheran në një bastisje nga Izraeli, raporton BBC. 

lideri i hamasit

Grupi palestinez që kontrollon Gazën tha se Haniyeh “u vra në një sulm të pabesë”.

Izraeli ende nuk është përgjigjur apo të këtë bërë ndonjë deklaratë.

Grupi tha se ai kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian Masoud Pezeshkian të martën.

“Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas vajton për popullin tonë të madh palestinez, për kombin arab dhe islamik dhe për të gjithë njerëzit e lirë të botës”, thuhet në deklaratë.

Shumica e udhëheqësve të Hamasit mbajnë një profil të ulët publik, ndërsa të tjerë kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre duke iu shmangur tentativave për vrasje nga Izraeli.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →