Ish-mesfushori i Interit, Jan M’Vila, gjatë një rrëfimi në median franceze “Ouest-France”, ka zbuluar se në të kaluarën ka vuajtur nga depresioni.
“Kam vuajtur nga depresioni, kam fituar 500 mijë euro neto në muaj, por nuk më ka sjellë dobi. Nuk do të them se paratë nuk sjellin lumturi, sepse ato kontribuojnë në të dhe i bëjnë gjërat më të lehta. Në atë kohë mora 500 mijë. euro neto në muaj, por unë isha në dëshpërim në dhomën time, dhe paratë nuk hynin në punë, mora pilula. Në mbrëmje, doktori më bëri një injeksion për të më qetësuar dhe për të fjetur teksa luaja te St. Etiene”.
Duket se momentin e vështirë M’Vila e ka kaluar dhe aktualisht është pjesë e Kaen në Ligën 2 franceze, ku në këtë sezon ka luajtur 8 ndeshje dhe ka regjistruar 1 asist.
Gjatë karrierës së tij, mesfushori numëron edhe 22 ndeshje me kombëtaren e Francës ku ka shënuar edhe 1 gol.
PANORAMASPORT.AL