Juve siguroi një biletë për në finale, i vetmi detaj pozitiv, pasi kjo ishte një mbrëmje e gjitha për t’u harruar, me “Zonjën e Vjetër” që zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta këtë sezon:
“Ishte një ndeshje ku vuajtëm shumë, por ne e dinim këtë. Pësuam shumë shpejt një gol, ndërsa më pas humbëm dy raste me Vlahovic dhe Bremer. Rrezikuam të kapitullonim, por në pjesën e dytë e rritëm nivelin e lojës. Gjithsesi, mendoj se e merituam të shkonim në finale, nuk është kurrë e thjeshtë në ndeshje të tilla. Tani duhet të përqendrohemi në kampionat, pasi nuk e kemi siguruar ende objektivin Champions”, u shpreh Allegri duke u ndalur në fund te kritikat e shumta ndaj ekipit, lojës që kanë shfaqur këtë sezon:
“Për shoqërinë, në nivel ekonomik kemi qenë të zotë. Kritika do të ketë gjithnjë, por kjo është për fajin tonë pasi kemi zhvilluar një fazë kthimi që askush nuk e imagjinonte. Të gjithë mendonin se mund të konkurronim Interin, por unë isha i shqetësuar pasi të dilnim nga ajo garë, kemi lënë shumë pikë rrugës”, theksoi ndër të tjera Allegri.
Ky eliminim, në këtë formë, i lë një shije të hidhur trajnerit Tudor: “Zhvilluam një ndeshje të madhe, por nuk mjaftoi. I bëj komplimentet e mia Juves, por dhe lojtarëve të mi të cilët dhanë gjithçka. Më vjen keq që dalin në këtë mënyrë, por tani duhet të rikuperojmë pasi të shtunën kemi një ndeshje të rëndësishme”, u shpreh Tudor.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co