“Vuante nga skizofrenia”- Mësuesi amerikan mbyti bashkëshorten, vrau qentë më pas vari veten, gazetari jep detajet tronditëse: Trupin e gruas e kishte mbuluar me rroba, sipër kishte vendosur…

vuante nga skizofrenia mesuesi amerikan mbyti bashkeshorten vrau qente me pas vari veten gazetari jep detajet tronditese trupin e gruas e kishte mbuluar me rroba siper kishte ve





































Një krim i rëndë në familje, skenarin e të cilit e kishte shkruar vetë autori në një letër. Bëhet fjalë për mësuesin amerikan që punonte në Tiranë, Matthew Janes Wertz, i cili pasi mbyti gruan, vrau qentë, më pas vari edhe veten.

amerikani qe vrau gruan dhe veten

Gazetari Igli Çelmeta ka dhënë detaje tronditëse nga ajo që ka zbuluar grupi hetimor. Për Neës24, Çelmeta thotë se amerikani vuante nga skizofrenia, por që kishte një personalitet të dyfishtë, pasi në ambientet e punës kishte një sjellje krejt normale.

Çelmeta thotë se përveçse vuante nga skizofrenia, ai ishte i varur nga pijet alkoolike.

“Nga dëshmitë që ka mbledhur grupi hetimor, ky person në punë kishte sjellje normale dhe nuk jepte shenja të depresionit. Edhe pse grupi hetimor ka prova dhe dyshon që ky person prej vitesh vuante nga skizofrenia dhe ishte i varur nga pijet alkoolike.

Grupi hetimor në pyetje ka marrë edhe drejtorin e shkollës, pasi ka qenë ai që ka zbuluar ngjarjen. Ai ka shkuar në banesë që fillimisht ka gjetur mësuesin që kishte varur veten dhe më pas ka njoftuar policinë.

Policia ka kontrolluar për prova të tjera materiale dhe kanë parë dy qentë që ishin vrarë me shkop bejsbolli. Ai kishte mbytur bashkëshorten, e kishte mbuluar me disa rroba dhe sipër kishte vendosur dy qentë e ngordhur.

Më pas është zbuluar edhe letra, të cilën e kishte shkruar në një kohë që ka kryer aktin e rëndë. Kishte lënë edhe një kartë bankare, ku ishte vendosur emrat e personave që kishte borxhe, si dhe kishte lënë lekët e qirasë për shtëpinë”, tregoi gazetari Çelmeta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →