Trupa gjykuese është tërhequr në Dhomën e Këshillimit për marrjen e vendimit përfundimtar për vulën e Partisë Demokratike.
Togat e zeza që do përcaktojnë fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro.
Vendimi që do të marrë kjo trupë gjykuese do të jetë një vendim i formës së prerë.
Gjithashtu në bashkë me çështjen përfundimtare do ti japë zgjidhje edhe kërkesës së bërë nga Rithemelimi për të mospranuar PD-në zyrtare në çështje.
Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023. Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.
Vula e PD-së prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha. Ndërkohë Lulzim Basha, referuar regjistrimit të partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-së, duke bërë kështu që vulën dhe logon e kësaj partie, ta kontrollojë ai dhe mbështetësit e tij, në atë që njihet si PD zyrtare.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co