Deputetja demokrate Albana Vokshi duke komentuar reagimin e Ambadsadës së SHBA, pasi Gjykata e Apelit, ia kaloi vulën e PD-së grupimit të Sali Berishës, tha me këtë vendim e drejta ka shkuar në vend.
Duke iu përgjigjur reagimit të Ambasadës së SHBA, sipas të cilës “pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”, Vokshi tha se përsa i takon PD janë anëtarët që përcaktojnë se kush është kryetar i PD-së.
“Ne jemi shtet sovran, janë votuesit që përcaktojnë se kush është kryetar i PD-së. Sali Berisha ka qenë gjithmonë kryetari real i PD-së, tani është i njohur edhe nga Gjykata. Kjo nuk do të thotë se meqë kemi vulën, logon, fondet dhe selinë, ne duhet të kënaqemi. Ne tani duhet të punojmë për normalitetin”, tha Vokshi.
[embedded content]
Ajo tha se vula po mbahej peng nga Edi Rama dhe pengjet e tij në PD.
“Mesazhi i parë i Sali Berishës ishte ai për bashkim, është mesazhi më shpresëdhënës. Ka prurje, ka nga ata që kanë pritur që vula dhe sigla e PD të kthehej atje ku duhej të ishte, dhe sot po bashkohen me ne. Është rikthyer shpresa jo vetëm te anëtarësia e PD-së që nuk na tradhëtoi, por edhe te ata që ishin pak të mënjanuar.
Çdo opozitar që ka kauz largimin e Edi Ramës është i mirëpritur”, tha Vokshi në rubrikën Opinion në News24.
Ajo tha se nuk ka asnjë rëndësi se ccfarë do të bëjë Lulzim Basha si individ, apo me atë shoqatën e tij. “Nuk na intereson fare se ccfarë do të bëjë Lulzim Basha, ne tani synojmë lirimin e Sali Berishës nga arresti, i cili mbahet në masë sigurie pa një akuzë”, tha Vokshi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co