Bota

“Vuloset” edhe më shumë miqësia, Putini i bën dhuratë Kim Jong Un një makinë

vuloset edhe me shume miqesia putini i ben dhurate kim jong un nje makine
vuloset edhe me shume miqesia putini i ben dhurate kim jong un nje makine

Duket se marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira. Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dhuruar një makinë udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un. Dhurata në fjalë është për përdorim personal, raporton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Makina e prodhuar nga Rusia iu dorëzua Kim nga pala ruse më 18 shkurt. Motra e Kim “përcolli me mirësjellje falënderimet e Kim Jong Un për zotin Putin për palën ruse, duke thënë se dhurata shërbeu si një demonstrim i qartë i marrëdhënieve të veçanta personale midis liderëve të lartë”, tha KCNA.

Të dy vendet kanë krijuar lidhje më të ngushta që nga takimi i të dy udhëheqësve në shtator të vitit të kaluar. Megjithatë, masa e fundit mund të jetë një shkelje e një ndalimi të OKB-së që Moska kishte rënë dakord të miratonte kundër Phenianit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts