VV e shqetësuar nga zgjedhjet në Francë: Ja rreziku po fitoi e djathta ekstreme

vv e shqetesuar nga zgjedhjet ne france ja rreziku po fitoi e djathta ekstreme
vv e shqetesuar nga zgjedhjet ne france ja rreziku po fitoi e djathta ekstreme

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin e saj mbi mundësitë e fitores së një qeverie të drejtuar nga e djathta ekstreme në Francë, duke thënë se është e nevojshme bashkimi i të majtës socialdemokrate për të ruajtur vlerat e ndërtuara me mund e sakrificë pas Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për 30 qershor dhe 7 korrik 2024, pas humbjes në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit për Parlamentin Evropian.

Vetëvendosje konsideron se ardhja e së djathtës ekstreme në pushtet në Francë do të rrezikonte zotimin e BE-së për zgjerim në Ballkanin Perëndimor dhe do të përhapte dezinformatat e ekstremit të djathtë për Kosovën, në veçanti nga boshti Moskë-Beograd.

“Në këto rrethana mbetemi me shpresën që bashkimi i subjekteve të majta nën emrin “Nouveau Front Populaire” do të triumfojë dhe do ta parandalojë fitoren dhe ardhjen në pushtet të së djathtës ekstreme, gjë që do të ishte fatale për shoqërinë dhe vlerat e solidaritetit dhe bashkëjetesës jo vetëm në Francë, por kudo në Evropë”, thotë Vetëvendosje.

Sipas partisë së Albin Kurtit, është e domosdoshme që forcat politike progresiste në Francë dhe Evropë të ruajnë vlerat demokratike për një të ardhme të përbashkët të të gjithë popujve e shteteve në BE, familje kjo ku aspiron të bëhet pjesë një ditë edhe Kosova.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →