“Wagneri” i Rusisë: Pësuam humbje në luftën kundër rebelëve të Malit

wagneri i rusise pesuam humbje ne luften kunder rebeleve te malit
wagneri i rusise pesuam humbje ne luften kunder rebeleve te malit

Grupi mercenar rus “Wagner”, të hënën ka njoftuar se luftëtarët e tij dhe ushtarët nga Mali pësuan humbje në luftimet e rënda kundër rebelëve “Tuareg”, në kufirin e Malit afër Algjerisë, raporton “Reuters”.

Mali, ku autoritetet ushtarake patën marrë pushtetin në grushtshtetet e viteve 2020 dhe 2021, është duke luftuar kundër kryengritjes disavjeçare islamike.

Sipas tyre, forcat ruse atje nuk janë mercenarë të “Wagnerit”, por trajnues që u ndihmojnë trupave vendore me pajisjet e sjella nga Rusia.

Lëvizja rebele, Korniza e Përhershme Strategjike për Paqe, Siguri dhe Zhvillim (CSP-PSD), ka njoftuar se ka bastisur automjete të blinduara, kamionë dhe tanke në luftimet në qytetin kufitar Tinzaouaten.

“Wagner”, në një deklaratë, ka njoftuar se forcat e tij luftuan së bashku me ushtarët nga Mali nga 22 deri 27 korrik dhe se luftëtarët “Wagner” u komanduan nga Sergei Shevchenko, i njohur si “Pond”.

“Në ditën e parë, ‘Grupi Pond’ shkatërroi shumicën e islamikëve dhe i detyroi të tjerët të dorëzohen”, ka shkruar “Wagner” në Telegram. “Megjithatë, një stuhi rëre i lejoi radikalët të rigrupohen dhe t’i rrisin numrat në 1000 njerëz”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →