Sport

Xavi optimist: Ndaj Realit për të rihapur llogaritë e La Liga, me entuziazëm ia dalim në El Classico

xavi optimist ndaj realit per te rihapur llogarite e la liga me entuziazem ia dalim ne el classico
xavi optimist ndaj realit per te rihapur llogarite e la liga me entuziazem ia dalim ne el classico

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka pranuar faktin se ekipi i tij nuk vjen në momentin më të mirë në këtë El Classico, por ka kërkuar nga ekipi që të bëjë më të mirën për të mposhtur Realin e Madridit.

“Nesër kemi mundësinë të rihapim La Ligën. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Do të gjejmë një Real Madrid të fortë, ekip ky që është forcuar akoma më shumë pasi eliminuan skuadrën më të fortë në botë, Cityn. Sot u stërvitëm mirë, këto ditë kemi vuajtur pasojat e humbjes në Champions League. Skuadra ka të gjithë entuziazmin e botës për të luftuar për këtë kampionat. Le të kthehet në favorin tonë zhgënjimi” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts