Xhamia e re dhe dronët dhuratë, media greke jehonë vizitës së Erdogan në Tiranë: Konfirmohen marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Turqisë

xhamia e re dhe dronet dhurate media greke jehone vizites se erdogan ne tirane konfirmohen marredheniet e ngushta mes shqiperise dhe turqise
xhamia e re dhe dronet dhurate media greke jehone vizites se erdogan ne tirane konfirmohen marredheniet e ngushta mes shqiperise dhe turqise

Marrëdhëniet shumë të ngushta dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe në sektorin ushtarak konfirmohen nga vizita e Tayyip Erdogan në Tiranë, në kuadër të mini-turit të tij në Ballkan, si dhe deklaratat e ngrohta të Edi Ramës për Ankaranë dhe vetë presidentin turk.

Kështu e përshkruan vizitën e shkurtër të presidentit turk Erdogan në Tiranë, media greke Zougla.

Marrëdhëniet e ngushta të dy vendeve u vulosën me “dhuratën” e presidentit turk për Shqipërinë, një numër dronësh kamikaze.

“Jemi absolutisht të lumtur që është konfirmuar një fazë e re në forcimin e industrisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë dhe në forcimin ushtarak të kësaj marrëdhënieje, në të cilën të gjithë e dinë se Turqia ka arritur një pikë shumë të madhe në botë. vuri në dukje kryeministri shqiptar Rama.

“Në një kohë kur bota po kalon, për ta thënë më butë, një kohë të çmendur, dua të them se e vlerësoj veçanërisht dhuratën e sotme të presidentit për t’i dhënë ushtrisë shqiptare një sasi të konsiderueshme dronësh kamikaze. Kjo është një dhuratë që askush nuk duhet të shqetësohet se kë do të godasë Shqipëria… Por besoj se kjo është një dhuratë nga Republika e Turqisë me një mesazh shumë të qartë për këtë marrëdhënie, se Shqipëria është e pathyeshme”, tha Rama sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →