Detaje të reja dalin nga krimi i dyfishtë në fshatin Kurjan ku dy persona u qëlluan për vdekje me breshëri plumbash pas një sherri mes fëmijëve të viktimave dhe autorit të dyshuar, Altin Kuka.
Viktimat Gramos e Lavdosh Kurti u dërguan në spital, por nuk arritën që t’i mbijetojnë plagëve të marra.
Sipas burimeve, shkak për vrasjen e dyfishtë dyshohet se ka qenë një sherr i nisur mes fëmijëve, që ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga 49-vjeçari Altin Kuka.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa autori është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në Komisariat.
Ndërsa uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën me të cilën u qëlluan për vdekje dy vëllezërit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co