Sport

Xherdan Shaqiri rikthehet në “shtëpi”, prezantohet tek skuadra ku nisi hapat e parë në karrierë

xherdan shaqiri rikthehet ne shtepi prezantohet tek skuadra ku nisi hapat e pare ne karriere
xherdan shaqiri rikthehet ne shtepi prezantohet tek skuadra ku nisi hapat e pare ne karriere

Xherdan Shaqiri rikthehet në “shtëpi”. Sulmuesi nga Gjilani, pas eksperiencës dy vjeçare në SHBA rikthehet të luajë në Evropë dhe e bënë duke u rikthyer të luajë me skuadrën e Basel në Zvicër.

Basel ishte skuadra e parë profesioniste për Shaqirin, aty edhe ku sulmuesi i kombëtares zvicerane hodhi hapat e parë në karrierë. Shaqiri zhvilloi 2 sezone fillimisht me ekipin e të rinjve të Basel dhe më pas ishte pjesë e ekipit të parë në sezonet 2009-2012, kur zhvilloi 92 ndeshje me kuqeblutë dhe realizoi 18 gola.

Shaqiri u largua nga Bazeli në verën e 2012-ën pasi u largua për tu transferuar në Mynih ki fitoi edhe Champions League me Bajenrin. Më pas djaloshi nga Gjilani luajti për Interin, Stok Sitin, Liverpul, Lion dhe Çikago Fajër.

“Më mbush me krenari dhe jam shumë i lumtur që sot mund të kthehem në vendlindjen time në FCB. Kam pasur një lidhje të thellë me klubin dhe rajonin që nga fëmijëria. Si tifoz dhe sigurisht si lojtar”, tha Shaqiri në një deklaratë për shtyp të premten.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts