Yjet e Real Madridit në harmoni, ja prapaskena me penalltinë në “Bernabeu”

yjet e real madridit ne harmoni ja prapaskena me penalltine ne bernabeu





































Dikush mund të thotë se menaxhimi i yjeve të Realit të Madridit është i vështirë, por duket se treshja Vinicius, Bellingham dhe Mbape janë shndërruar në miq të mirë.

fdhg

Në minutën e 33-të u akordua një penallti ndaj Shtutgartit, e cila më vonë u anulua. Por çfarë ndodhi gjatë kësaj kohe? Tçuameni mori topin dhe pyeti Mbapenë nëse ishte ai goditësi i penalltive. Francezi nuk u mendua 2 herë dhe mori topin.

Mirëpo, ai e dinte që Vinicius ia kishte “falur” një penallti për t’u zhbllokuar dhe ia dorëzoi topin brazilianit. Në atë moment shfaqet Bellingham, i cili pyet shokun e skuadrës nëse mund ta godiste këtë 11-metërsh duke qenë se vjen nga dëmtimi dhe i duhet një gol për të gjetur besim.

Vinicius e kaloi sërish topin në duart e tij. Mirëpo penalltia u anulua. Ky episod tregoi në fakt harmoninë mes yjeve të sulmit të Ançelotit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →