Bota Sport

Ylber Ramadani i mrekulluar nga tifozët e Leçes: Ja çfarë më shkruanin kur isha në Europian

ylber ramadani i mrekulluar nga tifozet e leces ja cfare me shkruanin kur isha ne europian



































Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, iu bashkua ditën e djeshme Leçes në kampin stërvitor, pas aventurës së sukseshme në Europian me fanellën kuqezi. 28-vjeçari së fundmi u është përgjigjur disa pyetjeve të tifozëve në rrjetet sociale të klubit italian.  

ramadani

Si jeni pas EURO 2024? 

Jam mirë, jam kthyer dhe tani fillon një sezon tjetër, le të shpresojmë që të shkojë mirë. Kur isha në Kampionatin Evropian të gjithë tifozët Leçes më shkruanin: ‘Ne jemi me ty’. Ishte e mrekullueshme. Ne patëm një kampionat të madh evropian, por mund të kishim bërë më shumë. 

Objektivi sezonal? 

Sigurisht shpëtim, por gjithmonë dua të arrijmë maksimumin. Shpresojmë të kemi një tjetër sezon të mrekullueshëm. 

Sa e rëndësishme do të jetë mbështetja e tifozëve? 

Tifozët tanë janë vërtet më të mirët, si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj. Me ta ne mund të bëjmë histori. 

Në kombëtare debutoi edhe shoku juaj i skuadrës Medon Berisha. 

Ai u paraqit shumë mirë në ndeshjet e fundit të kampionatit dhe trajneri i kombëtares e shpërbleu. Është i ri dhe ka cilësi të mëdha, shpresoj t’i shprehë të gjitha. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts