Sport

Ylli i Bayernit paksa kampion olimpik, kali i Thomas Müller merr medaljen e artë

ylli i bayernit paksa kampion olimpik kali i thomas muller merr medaljen e arte
ylli i bayernit paksa kampion olimpik kali i thomas muller merr medaljen e arte

Thomas Müller është kampion olimpik!? Të paktën pak…

Christian Kukuk fitoi në mënyrë sensacionale nedaljen e artë për Gjermaninë me “Checker”-in e tij në Lojërat Olimpike në Paris.

Dhe gjithashtu befason me një deklaratë pas triumfit!

“Nuk duhet të harrojmë: Madeleine Winter-Schulze dhe Thomas Müller kanë një neritë të madhe sepse janë dy pronarët e Checker. Ata më dhanë mundësinë të vazhdoj të hipja në kalë dhe se ai nuk do të shitej një ditë. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë dhe që kam mundur të shpërblej besimin sot”, u shpreh Kukuk.

Müller dhe gruaja e tij Lisa, e cila është vetë një kalorëse ambicioze, mbarështojnë kuaj dhe drejtojnë së bashku pasurinë Wettlkam.

Bashkëpunimi mes Kukuk, Müller dhe Winter-Schulze erdhi përmes Ludger Beerbaum. “Ai (Thomas Müller) tha se kishte nevojë për diçka ku të mund të brohoriste në mbrëmje”, tha Kukuk përpara nisjes së Lojrave Olimpike.

Müller me siguri e bëri këtë të martën pasdite, kur Kukuk siguroi fitoren olimpike në një thriller, falë Checker, kalit të Müller.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts