Alison Ekman është bërë e njohur për praninë e saj në shumë programe të njohura televizive “Reality show”, por edhe për faktin që është kthyer në një yll shumë të ndjekur në faqen e njohur me përmbajtje për të rritur “OnlyFans”.
Amerikania, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Socialite”, ka treguar se si vazhdon karriera e saj e ndarë mes TV dhe faqes me përmbajtje për të rritur, falë të cilës është bërë shumë më e pasur pasi siguron prej saj minimalisht 50 mijë dollarë në muaj.
Dhe sa u përket eksperiencave të të kaluarës, Alison ka zbuluar për takimin me Kristiano Ronaldon, shumë vite më parë, më saktësisht në 2014.
“E njoha në vitin 2014 kur po prezantonte parfumin e tij të ri në nivel botëror, pasi kishin nevojë për dikë që të fliste anglisht. Ai është një burrë super simpatik, shumë i sjellshëm. Është kavalier dhe i respektueshëm.
Unë isha me një shoqen time spanjolle dhe ai më pas më tha: “Të shkojmë në shtëpinë time të pimë diçka”. Unë i thashë jo, pasi duhej të punoja një ditë më vonë dhe e dija çfarë nënkuptonte një gjë e tillë dhe nuk dëshiroja ta bëja.
Më pas i thashë: “Do vij në shtëpinë tënde, por kur të të them, do më kthesh në shtëpi me shoferin tënd”. Ai më tha “ok”. Shkuam në shtëpinë e tij, pimë diçka dhe pastaj u largova”, tha ajo, duke nënkuptuar se nuk kishte pasur asgjë më tepër me futbollistin portugez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co