DR. VASFI BARUTI/ Nga Plenumi Dytë i Beratit (nëntor ‘44) Enver H. doli i ndërkryer, morali si s’ka më i rënë dhe në situatë shumë të vështirë, mirësia i vjen nga ai që e kishte në mendje e zemër, Marshalli Tito. Kur në Jugosllavi s’kishte nisur praktika e dekorimeve, me kujdes të Marshallit, diktatorit i buzëqesh fati: 20 shkurt ’45 i erdhi certifikatë me medalje “Ylli Partizan nr.1” akorduar nga “Kryesia e Këshillit Antifashist të Çlirimit të Jugosllavisë”, organi më i lartë legjislativ që imitohej saktësisht për krijimin “Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar” organi më i lartë legjislativ në Shqipërinë e pasluftës. Dekorata nga Tito: “Kryesia e Këshillit Antifashist të çlirimit të Jugosllavisë .
Certifikatë: “Me këtë vërtetohet se Enver Hoxha Komandant i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë është mbartës i medaljes “Ylli Partizan nr. 1”, e cila është dhënë në bazë të vendimit të Kryesisë së Këshillit Antifashist Popullor të çlirimit të Jugosllavisë më 20 shkurt 1945. Vendimi lëshohet si dekret i përkohshëm”.
Nga katër dekorata ligjore është vetëm e para: nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar me firmën e Kryetarit Dr. Omer Nishani dhe Sekretari Koço Tashko. Tri dekoratat e tjera, të 9 gushtit 1945, janë ilegjitime pse ato mbajnë dekretim nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i cili s’ekzistonte dhe dekretimi i tij Presidiumi i Kuvendit Popullor është janar 1946; pos mungesës së Presidiumit dhe firmëtarët e dekoratave, “Kryetari” Haxhi Lleshi e “Sekretari” Sami Baholli, ishin me tjetër detyrë pushtetari.
Si është e mundur: Haxhi Lleshi Kryetar e Sami Baholli Sekretar dekretojnë Enver Hoxhën kur Presidiumi i Kuvendit Popullor s’ekzistonte. Vetë kryetari e sekretari i Presidiumit: Haxhi Lleshi dekretohet Kryetar i Presidiumit më 1 gusht 1953 dhe Sami Baholli sekretar i Presidiumit janar 1946. Si do të ketë qenë ajo ditë ceremonie dhënie e tri dekoratave false!? Pa të ngjashme!! E çka është e vërtetë: Përpos vënies në tabelën e qitjes me artileri të rëndë në Plenumi dytë i Beratit, fundnëntori 1944, s’ndjehej i sigurt në detyrën e lartë pushtetare, s’kishte mbështetje, kurse në pozicioni partiak ishte në detyrë funksionale paralele me Koçi Xoxe, i cili kishte pushtet të fortë partiak e shtetëror.
/Gazeta Panorama
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co